Pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit, Albulena Haxhiu ka mundësinë të marrë drejtimin e institucioneve të Kosovës, ndërkohë që është gjithashtu e mundur shpallja e zgjedhjeve të reja.
Ky proces është i ndikuar nga masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese dhe dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, që ende është në shqyrtim.
Sipas ekspertëve, Melos Kolshi dhe Mazllum Baraliu, Ushtruesi i Detyrës së Presidentes ka të drejtat e plota, por ato duhet të jenë të kufizuara për të shmangur bllokimin e institucioneve.
Po ashtu, Baraliu thekson se Haxhiu duhet të ruajë një qëndrim të paanshëm dhe të mos tejkalojë kufizimet e mandatit të plotë.
/5pyetjet.al









