Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura, për të diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, në kuadër të 40-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Spanjë.
“Shpreha vlerësimin tim për mbështetjen e vazhdueshme dhe të qëndrueshme të Spanjës ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të forcuar edhe më tej lidhjet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona,” tha Hoxha në postimin e tij.
/5pyetjet.al









