Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se lufta në Lindjen e Mesme mund të sjellë një valë të re migracioni drejt Evropës.
Ajo theksoi se konflikti ka zhvendosur miliona njerëz, kryesisht në Iran dhe Liban.
Në një letër drejtuar liderëve të BE-së, von der Leyen përmendi se për momentin nuk ka flukse të menjëhershme migracioni, por situata mbetet e pasigurt.
Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me vendet e rajonit si Turqia, Libani dhe Pakistani për të menaxhuar çdo zhvillim të mundshëm.
Sipas saj, institucionet evropiane po monitorojnë nga afër situatën dhe janë të gatshme të reagojnë në çdo skenar.
/5pyetjet.al









