Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait ka pezulluar përkohësisht fluturimet pas një incidenti, ku një dron ra mbi një pikë karburanti, duke shkaktuar zjarr.
Autoritetet e aeroportit njoftuan se nuk ka të lënduar dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat për sigurinë.
Pezullimi i trafikut ajror u bë si një masë mbrojtëse për pasagjerët dhe stafin.
Udhëtarët janë këshilluar të kontaktojnë kompanitë ajrore për detaje mbi fluturimet e tyre. Disa fluturime janë redirigjuar drejt Aeroportit Ndërkombëtar Al Maktoum.
Aeroporti i Dubait është më i ngarkuari në botë për pasagjerë ndërkombëtarë, me 90 milionë udhëtarë të pritur deri në vitin 2025.









