I ftuar në emisonin 5 Pyetjet nga Babaramo, gazetari Bardhi Sejdarasi ka folur për tërheqjen e kompanisë holandeze nga tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, në Durrës.
“Nga burimet zyrtare anulim i tenderit të parë është bërë në dhjetor, kishte të bënte me pamundësinë që kishte kompania hollandezo-itliane të cilët nuk pranuan të depozitonin ofertën financiare, për shkak të krizës, rritja e çmimit të produkteve dhe nuk ka një element tjetër të shprehur nga kompania për largimin nga ky tender. Porti i ri i Durrësit në materialet rezulton të jetë bërë për herë të parë në 2009 dhe në Bashkinë e Durrësit mund të gjeni një material të dorëzuar nga hollandezët, si një nga projektet dhe kompanitë më të njohura në botë. Garancia bankare duhet të jetë 8 mln euro, por kjo ka rënë pasi ajo ka paraqitur ofertën”, u shpreh Sejdarasi.









