-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjakovë/ Një i vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri

Kryesoret

Një ngjarje  ka tronditur Gjakovën këtë mëngjes, ku pas një mosmarrëveshjeje dy persona janë qëlluar me armë zjarri.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se njëri nga të plagosurit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa i dyti ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Sipas informacionit të policisë, dy meshkuj të moshës madhore janë përfshirë në një konflikt, që ka çuar në përdorimin e armës.

Autori i dyshuar ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht policia është duke kërkuar për të.

Viktima është identifikuar dhe ka ndërruar jetë pas plagëve të marra, ndërkohë që i plagosuri është në trajtim mjekësor për t’u shpëtuar jetës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit dhe për kapjen e autorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit