-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Malaj: Pse s’u ekzekutua garancia 8 milionë euro për Porto Romanon?

Kryesoret

Ish-ministri i Financave në vitin 2003-2005 me PS, Arben Malaj, përmes një postimi në facebook ka reagur lidhur me çështjen për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano në Durrës.

Ish-ministri Malaj përmes një shkreze zyrtare i është drejtuar Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në lidhje me anulimin e tenderit të portit të ri të Porto Romanos, pas thirrjes publike të amerikanëve për rishikimin e projektit.

Postimi i Malajt 

Jo llafe që harrohen, por përplasje institucionale kundër cdovjedhje të taksave tê shqiptarëve.
Patriotizmi vs. Nacionalizmi: “Streha e Fundit e Maskarenjve”
Ata që ju vjedhin taksat, pronat, shpresën dhe të ardhmen janë vetëm pak mijëra.
Ndërkohë, populli që duhet t’ua pamundësojë këto vjedhje është rreth 2.8 milionë banorë.
Fuqia jonë është mijëra herë më e madhe se e këtyre të babëziturve për para dhe pushtet.
Rruga më e mirë për t’i ndalur është përballja me argumente të thella ligjore dhe llogaridhënie.
Siç thotë populli, këta grabitqarë të pangopur nuk duhet të gjejnë dot “vrimë ku të fshihen”.
Pse shpesh fshihen pas “flamurit”? Shprehja e famshme “Patriotizmi është streha e fundit e maskarenjve” vjen nga Samuel Johnson më 1775. Ai godiste pikërisht atë që sot e quajmë nacionalizëm manipulues.
Dallimi është i prerë:
Patriotizmi është Dashuri: Është përkushtimi i heshtur për përmirësimin e vendit. Patrioti e do vendin, ndaj është i pari që kritikon gabimet për ta bërë atë më të mirë.
Nacionalizmi është Narcizëm: Është nevoja për superioritet dhe “armiq” imagjinarë.
Nacionalisti e përdor flamurin si mburojë për të fshehur paaftësinë, korrupsionin dhe babëzinë.
Pse është “Streha e Fundit”?
Kur një udhëheqësi i mungon integriteti dhe rezultatet reale në ekonomi apo drejtësi, ai kthehet te retorika nacionaliste.
Kjo është karta e fundit për të manipuluar emocionet e turmës dhe për të etiketuar çdo kritik si “tradhtar”.
Konkluzioni: Integriteti i vërtetë nuk matet me
(i) sa fort bërtet për kombin,
por
(ii) me sa me përgjegjshmëri i shërben atij.
Patriotizmi ndërton dhe mbron qytetarin; nacionalizmi i sëmurë vetëm izolon dhe mbron dështimin e pushtetarëve.
A
May be an image of ticket stub and text that says "KERKESE PER INFORMIM DHE Drejtuar: Enea Karakaçi Minister Infrastruktures Kontraktor Zoti Minister, cilësinë shgetésuar kostot padrejta ndai informacionit, prokurimit etike, Deklarates shqiptare, dhe kerkesë mbështetet Drejtave komize garte Republikes Shqipörise: sanksionon nderhyrje. drejtën çdo informacionp Objekti Körkesës- shtetčrore. Informimit": nen sanksionon nevoja garë menyre tuaja publike mbi anullimin fazes dorézojne dyte projektit ofertes zyrtare dhe dhe juridike parimet komunikimet operatorit, mbart rrezige kete arsye, bazuar garës shte jetike iniciative Ministrise apo strategjike miréqeverisjen vendit. vihet mbikëqyrjen integriteti nje enγE te gindarke buxhetit publik dhe profesor ekonomis pres ចុង duke respektuar drejten time ligjore publike. Prof. Arben Minister Minister 1997-2005"

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit