Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani, ka bërë një rikthim të përkohshëm te Partizani, duke vazhduar seancat stërvitore me skuadrën e “Demave të Kuq” pas largimit të tij nga Irani për shkak të luftës dhe pasigurisë në vend.
Edhe pse Asani është ende në kontratë me klubin iranian, Esteghlal FC, ky i fundit i ka dhënë lejen për të vijuar stërvitjen në një shtet të sigurt.
Asani ka zgjedhur Shqipërinë dhe klubin e Partizanit, ku ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij, duke u rritur si lojtar dhe fituar titullin kampion në sezonin 2018-2019. Ish-trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka postuar një foto me Asanin në “Instagram”, ku sulmuesi pozon me ngjyrat kuqezi të Kombëtares.









