-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Demo për ‘Territorialen’: Ne si qeveri i qëndrojmë fortë parimeve mbi këtë proces

Kryesoret

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor  Ervin Demo ka dalë këtë të martë, në një deklaratë për mediat ku po flet mbi nismat, arritjet dhe sfidat e pushtetit vendor.

“Për reformën territoriale nuk e lashë në fund për nga rëndësia por besoj mund të jetë tema për të cilën mund të kemi më shumë pyetje. Besoj se isha i qartë radhën e kaluar. Komisioni i posaçëm në parlament tashmë është duke definuar metodologjinë sa i përket turit dëgjimor që do ndodhë në territor apo dëgjesave që do të zhvillohen në Komisionin e Posaçëm në Parlament. Pritshmëria ime ka qenë që komisioni do ecte më shpejt, por do doja të nënvizoja që ne si qeveri i qëndrojmë fort parimeve të transparencës mbi këtë proces.

Unë e kam bindje dhe kjo është qasja e qeverisë, që në fakt reforma shpesh herë deri diku keqkuptohet kur mendohet se ka të bëjë me kufijtë. Në fakt funksionet janë shumë më të rëndësishme se kufijtë. Se mund të kemi bashki më të mëdha por nëse ato kanë të njëjtat sfida si dje, atëhere nuk kemi arritur asgjë”, u shpreh Demo./ Klantv

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit