Në një përpjekje për të zbutur ndikimin e tensioneve në Lindjen e Mesme mbi çmimet e karburantit, Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri, i cili do të sjellë një ulje të menjëhershme prej 25 centësh për litër. Kryeministrja Giorgia Meloni theksoi se ky hap është një përgjigje ndaj pasojave të luftës në Iran dhe rritjes së çmimeve të energjisë, duke ndihmuar kështu qytetarët dhe sektorët e prekur si transporti dhe peshkimi.
Pjesë e dekreti është gjithashtu një paketë mbështetjeje për këta sektorë, e cila do të realizohet përmes kredive tatimore. Po ashtu, autoritetet do të forcojnë kontrollet mbi tregun dhe do të vendosin sanksione për ata që përfitojnë nga spekulimet me çmimet.
Masat janë të përkohshme dhe do të qëndrojnë në fuqi për 20 ditë, ndërsa do të monitorohen zhvillimet e ardhshme në tregjet ndërkombëtare të naftës, veçanërisht për shkak të situatës në Gjirin Persik.
Ministri i Transportit, Matteo Salvini, e përshëndeti këtë masë si një ndihmë të rëndësishme për qytetarët dhe qëllimin për të ulur çmimin e karburantit nën 1.90 euro për litër. Megjithatë, opozita ka shprehur dyshime mbi efektshmërinë e masës, duke e konsideruar atë si një lëvizje elektorale dhe jo një zgjidhje afatgjatë për problemet ekonomike të vendit.
/5pyetjet.al









