Deputeti socialist Erion Braçe është shfaqur duke ecur në këmbë mes rrugëve të Tiranës, pas rritjes së çmimit të naftës. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Braçe tregon se zgjedhja e tij për të ecur dhe jo për të përdorur makinën ka lidhje jo vetëm me preferencën personale, por edhe me çmimin e naftës që ka kaluar 214 lekë për litër.
Në një postim të tij në Facebook, Braçe shprehet se, edhe pse nuk ka vështirësi financiare për të paguar karburantin, ai e sheh këtë çmim si të padrejtë dhe abuziv. Sipas tij, situata është e tillë për shkak të një tregu të kontrolluar dhe pa konkurrencë, ku disa aktorë përfitojnë pa kontribuar.
Postimi i Braçes:
NE KEMBE SE ME PELQEN,
POR EDHE PREJ CMIMIT TE #NAFTES
Kush me njeh NUK DO HABITET te me shoh ne kembe!
Une ne kembe leviz tek #TR5, ne kembe shkoj ne #SELITE, ne kembe ngjitem ne Kodren e Diellit, prej aty ne kembe shkova ne Kombinat, ne kembe dola ne Yzberisht, Mezez, Astir, ne kembe shkova ne Laprake, tek Frigoriferi, 5 Maji, Shkolla e Bashkuar, Kinostudio, Brryli, Ali Dem, Depo Ujit, Sauk; NE KEMBE SHEH ATE QE ME MAKINE NUK E SHEH; por mbi te gjitha NE KEMBE TAKON NJEREZ, SHUME NJEREZ, DEGJON!
Ne ane tjeter;
POOOO E KAM TE VESHTIRE TE PAGUAJ KETE CMIM NAFTE; mos bej kot, jo se nuk i kam mundesite te paguaj, jooo, por E KAM TE VESHTIRE TE PAGUAJ KETE CMIM KUR DI QE ESHTE I PADREJTE, ABUZIV, NE NJE TREG TE KAPUR, PERQENDRUAR, PA KONKURRENCE;
Per me teper te paguaj kur nuk di se kush i merr keto para, BROKERA qe fshehin shume e nuk paguajne asgje ketu, thjesht FITOJNE duke paguar te gjithe, edhe une!
Keshtu qe NE KEMBE ME MIRE;
Eshte edhe me e shendetshme!
Pastrohet dhe ajri!









