Në prag të derbit të Madridit, trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, shprehu entuziazëm dhe optimizëm për përballjen me Atletico Madridin.
Ai theksoi se skuadra është plot energji për të marrë revansh pas humbjes 5-2 të fazës së parë të sezonit. Arbeloa u shpreh se përballja është shumë e rëndësishme për tifozët dhe për skuadër.
Mungesa e portierit Courtois për shkak të një dëmtimi është një sfidë për Arbeloa, por ai ka besim të plotë te Lunin. “Pavarësisht dëmtimit të Courtois, Lunin do të tregojë vlerën e tij”, tha ai.
Një tjetër lajm pozitiv për tifozët e Realit është rikthimi i Kylian Mbappe, i cili do të jetë në dispozicion për këtë derbi, së bashku me Bellingham. Arbeloa gjithashtu vlerësoi trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone, duke thënë se është një privilegj të përballesh me të, për shkak të kërkesave të tij për përsosmëri dhe detaje të vogla.
/5pyetjet.al









