-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teuta dhe Partizani e mbyllin me rezultatin 2-2

Kryesoret

Golat nuk munguan në ‘Niko Dovana’ të Durrësit në përballjen mes Teutës dhe Partizanit, por nga ky 90 minutësh nuk doli asnjë fitues, pasi rezultati përfundimtar ishte 2-2 me të dyja skuadrat që morën nga 1 pikë secila.

Ishte Partizani ai që mori avantazhin në këtë ndeshje me Skukën që në minutën e 16 të sfidër, por Teuta, 20 minuta më vonë barazoi gjithçka me golin e Zogos dhe me shifrat 1-1 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

Në fillimin e 45 minutave të dyta, Teuta përmbysi rezultatin teksa mori avantazhin 2-1 sërish me golin e Zogos. Këtë radhë iu takoi Të Kuqve që të reagonin dhe në fakt të besuarit e Kërnajës e bënë vetëm pak minuta më vonë teksa barazuan me Bytyçin në 2-2.

Në minutat e mbetura gjërat nuk ndryshuan më pavarësisht përpjekjeve dhe kështu skuadrat dolën nga fusha e lojës me nga 1 pikë secila me Partizanin që shkon në 44 pikë duke ruajtur diferencën prej 6 pikësh me Teutën që është ngjitur në 38 pikë./ TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit