Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot në orën 10:00 një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve, pas ndryshimeve të fundit të bëra në PS. Ndryshimet u prezantuan dje në mbledhjen e Asamblesë, ku Rama largoi 4 drejtues të qarqeve: Elisa Spiropalin, Benet Becin, Eduard Shalsin dhe Emirjana Sakon.
Spiropali u zëvendësua në Tiranë nga Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu, ndërsa Sako në Durrës do të drejtohet nga Blendi Klosi. Në Lezhë, Ermal Nufi do të marrë vendin e Ulsi Manjës, ndërsa Ermal Karakçi zëvendëson Benet Becin në Shkodër. Ulsi Manja kalon në Dibër, duke zëvendësuar Blendi Klosin, ndërsa Erjon Malaj merr drejtimin e Kukësit, duke zëvendësuar Eduard Shalsin.
Po ashtu, Rama ka konfirmuar vazhdimin e drejtuesve të tjerë të qarqeve, përfshirë Bledi Çuçin në Vlorë, Niko Peleshin në Korçë, Mirela Kumbaron në Gjirokastër, Ervin Demon në Berat dhe Arbjan Maznikun në Elbasan.









