-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alfred Lela: Solidaritet me gazetarin e lirë, Ilir Babaramo

Kryesoret

Alfred Lela, Drejtor i Komunikimit në Partinë Demokratike ka reaguar pas shkarkimit që pronari i Report Tv, Carlo Bolino i bëri gazetarit Ilir Babaramo me argumentin se “nuk të lejoj që të kritikosh qeverinë”. Lela në një postim në rrjetet sociale shprehet se “ReportTV i Bolinos është një megafon kundër opozitës dhe një parzmore e pushtetit”.

“Solidaritet me gazetarin e lirë, Ilir Babaramo. Shpreh solidaritet profesional dhe qytetar me gazetarin Ilir Babaramo, të pushuar nga puna nga botuesi Carlo Bolino. Çdo largim nga puna i një gazetari, se po ushtron lirinë e fjalës dhe të profesionit është një goditje kriminale ndaj lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Ata që e kanë provuar këtë padrejtësi, e dinë se çfarë është. Ata që heshtin kur kjo i ndodh dikujt tjetër, herat a vonë do ta pësojnë edhe vetë.

ReportTV i Bolinos, një megafon kundër opozitës dhe një parzmore e pushtetit, nuk është më televizion, por një sqoll, ku Rama me të tijtë lajnë dhëmbët, fytyrën dhe këmbët.

P.S. Në foto është Kryeministri Rama duke ikur nga studio e Babaramos se nuk i pëlqyen pyetjet e gazetarit. Besoj kjo shpjegon shumë” thotë Lela.

Bolino pushon nga puna Babaramon: Nuk të lejoj të kritikosh qeverinë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit