Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar pas shkarkimit të gazetarit Ilir Babaramo nga Report TV, me argumentin se ke ‘kritikuar qeverinë’.
“Nuk mund të ketë gazetari të lirë kur ekrani kontrollohet nga zyra e Kryeministrisë.
Solidaritet me Ilir Babaramon! Turp për ata që shiten e blihen me paratë e taksapaguesve!
Kjo nuk është hera e parë që zërat që nuk bëjnë kompromis fshihen nga skena, përjashtohen nga konferencat apo kërcënohen. Qëllimi është krijimi i një monizmi informativ ku ekziston vetëm e vërteta e ‘Udhëheqësit’.
Kur një gazetar largohet me urdhër shteti, humbësi i vërtetë nuk është vetëm gazetari por çdo qytetar.
Një media që paguhet nga qeveria për të heshtur, është një media që punon kundër popullit të vet.
Ky akt tregon se regjimi ka hyrë në fazën e tij më paranojake, ku çdo pyetje e drejtë dhe çdo analizë e ftohtë shihet si rrezik për pushtetin e Edi Ramës të ngritur mbi afera korruptive dhe lidhje kriminale” shkruan ai.
Bolino pushon nga puna Babaramon: Nuk të lejoj të kritikosh qeverinë









