Kreu i Grupit Paralamentar të PS, Taulant Balla, në konferencë për mediat tha se Partia Socialiste po bën gati për depozitur në Kuvend një draft ligjor për referendumet.
Sipas Ballës referendumet janë konsultuar për një kohë të gjatë edhe pse ato kanë qenë vërtet komplekse si çështje.
Lidhur me çështjen e referendumeve ai mori si shembull shtetet e BE, të cilat i përdorin në nivel lokal dhe atë federal.
Fjala e Ballës
Ajo që u komunikua nga kryeministri Rama në fund të javës së kaluar, pas më shumë se dy dekada të miratimit të Kushtetutës është pa vend mungesa e një ligji të posaçëm për referendumet në Shqipëri. Jeni në dijeni të faktit që në Shqipëri Kushtetuta përcakton se si mbahen referendumet dhe po ashtu se si përmes referendumit mund të miratohen amendamentet e Kushtetutës, por sot jemi këtu për t’i dhënë udhë këtij procesi të gjerë e të gjatë. Para se drafti të depozitohet në Kuvend, do t’i nënshtrojmë një proces të gjerë konsultimi. PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristi, profesoratin, studentë, shoqërinë civile, me qëllim që të shkojmë në një draft e projekt të mirë konsoliduar.









