Gjykata e Tiranës ka liruar 15 protestuesit që u arrestuan gjatë demonstratës së PD-së që u mbajt të dielën.
Pas dy orësh e gjysmë në seancë me dyer të mbyllura, Gjyqtarja e Masave të Sigurimit Personal vendosi t’i lirojë të 15 protestuesit e arrestuar.
Ndaj tyre u shpall masa e detyrimit me paraqitje.









