Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar ndaj tentativës për largimin e billbordeve që përmbajnë fotografinë e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilat ishin vendosur në hapësirat publike të komunës.
Pas raportimeve se këto billborde mund të hiqen, Peci ka sqaruar se ato ishin vendosur pa leje dhe ka dhënë udhëzime për trajtimin e situatës.
“Si kryetar, u kam rekomanduar që të ketë përjashtim vetëm billbordin i vendosur për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryekuvendarin Kadri Veseli për shkak të rrethanave në të cilat gjenden ata. Përfaqësuesit e PDK-së që paskan dalë për të bërë filma në rrugë, le të pijnë ndonjë pije të ftohtë sepse po iu dhimbsen bizneset e jo Thaçi e as Veseli.” Peci ka theksuar gjithashtu se kjo është një çështje që nuk ka të bëjë me politikat e biznesit, por me respektin për figurat që kanë kaluar nëpër periudha të vështira.
/5pyetjet.al









