Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video, ku tregohet procesi i pastrimit dhe lirimit të hapësirave publike nga automjetet dhe motomjetet e vjetra që zënë hapësira të rëndësishme në qytet.
Ai theksoi se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara po i nënshtrohet procesit të çmontimit dhe riciklimit të këtyre mjeteve, duke kontribuar në pastrimin e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës urbane.
” Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara vijon punën për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike të zëna nga automjete dhe motomjete të vjetra, që i nënshtrohen procesit të çmontimit dhe riciklimit sipas standardeve përkatëse, duke lehtësuar kesisoj mjedisin nga “varrezat” e ndryshkut”-shkruan Ram krahas videos.









