-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump paralajmëron Iranin: Do të jemi makthi më i keq nëse nuk pranojnë paqen

Kryesoret

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dhënë një paralajmërim të ashpër për Iranin gjatë mbledhjes së kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të jenë “makthi më i keq” për regjimin iranian, nëse ky i fundit refuzon të ulet në tryezën e negociatave për një marrëveshje paqeje.

Trump theksoi se SHBA-të do të vazhdojnë të intensifikojnë sulmet, duke shkatërruar forcat iraniane dhe duke goditur aftësinë e tyre ushtarake, nëse nuk arrihet një armëpushim.

Kërcënimi erdhi pas refuzimit të Iranit për planin e paqes të SHBA-së, i cili kërkonte heqjen dorë nga programi bërthamor dhe kufizimin e raketave balistike. Trump konfirmoi se pas këtij plani, SHBA-të kishin shkatërruar pothuajse të gjitha aftësitë ushtarake të Iranit, duke zhdukur forcat detare dhe ajrore, dhe duke rrëzuar një pjesë të madhe të raketave të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit