Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se për 3-mujorin e fundit të vitit 2025, rritja ekonomike ishte 3.8%,
“Sektorët që kanë pasur performancë më pozitive kanë qenë ndërtimi, transporti, performancë negative ka pasur sektori i komunikacionit. Rënia është ndikuar nga ecuria e aktiviteteve, apo publiciteteve që janë brenda këtij sektori. Sektori i teknologjisë dhe informacionit ka qenë në rritje përgjatë këtij 3-mujori. Një tjetër sektor që ka rezultuar në rënie është sektori i pyjeve, peshkim dhe i bujqësisë.
Brenda bujqësisë më lini që të shpjegohem që këtu bëhet fjalë për sektorin bujqësore jo atë agroindustrial. Sa i takon kërkesës, struktura e kërkesës mbetet e pandryshuar. Eksportet janë rritur.
Të gjitha treguesit që u paraqitën më parë janë tregues të tregojnë për një zhvillim për 3 mujorin e fundit, kurse për gjithë vitin 3.5% pak më e ulët se rrija e parashikuar nga qeveria 3.9%.
Të gjithë treguesit tregojnë për një stabilitet të ekonomisë shqiptare. Si kërkesa e brendshme, por edhe oreksi i kompanive të huaja ka qenë në rritje, ka qenë në rritje, çka do të thotë se të investimet janë në rritje”, tha Ibrahimaj.









