Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, përmes një postimi në facebook ka reaguar lidhur me deklaratat mbrojtësë të zv.kryeministrit të RMV, Aleksandar Nikoloski ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, i cili tha se ai po mbahet prej dy vitesh në burg pa asnjë dosje.
Sipas Blushit, deklaratat dhe qëndrimet e nr.2 të qeverisë së Maqedonisë së Veriut janë parimore dhe për tu përshëndetur.
Postimi i Blushit
E përshëndes qëndrimin parimor të Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe numrit dy të VMRO-DPMNE, Z. Aleksandar Nikoloski ndaj rrëmbimit të dhunshëm kriminal dhe burgosjes politike të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta. 🇦🇱🤝🇲🇰
Zv.kryeministri maqedonas për burgosjen e Metës: Po mbahet brenda pa asnjë dosje!









