-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zv.kryeministri maqedonas për burgosjen e Metës: Po mbahet brenda pa asnjë dosje!

Kryesoret

Zv.Kryeministri dhe politikani i njohur maqedonas nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Alexandar Nikolovski, gjatë një seance plenare ka ngritur në diksutim çështjen e ish-Presidentit Ilir Meta, ku sipas tij po qëndron në paraburgim, megjithëse ndaj tij nuk ka asnjë dosje.

“Ai që është ultra-demokratik, kryetari i mëparshëm i Partisë Socialiste, kryeministër, kryetar i Parlamentit, Ministër i Punëve të Jashtme dhe President i shtetit, së pari e rrahu dhe pastaj e la në paraburgim. Nuk ka dosje, ama e ka mbajtur në paraburgim për dy vjet. A e dhuroni një person të tillë, dhe një person i tillë është miku juaj?”, vijoi më tej zv.kryeministri Nikolovski.

Ndër të tjera ai ka kritikuar opozitën e vendit të tij për afrimin me kryeministrin Rama, të cilin e ka quajtur pasardhës të diktatorit Enver Hoxha.

Ish-Presidenti Ilir Meta ka marrë disa herë mesazhe mbështetje nga funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut ka bërë thirrje për të votuar partinë e ish-kryeministrit Gruevski.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit