-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj: Teknologjia ndihmon, por vendimin e merr mjeku

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në Konferencën e XXII Kombëtare të Gastro-Entero-Hepatologjisë, ku theksoi rëndësinë e mjekut në shoqëri dhe rolin e tij të pazëvendësueshëm për shëndetin e qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij, Begaj vuri në dukje se mjekësia nuk është thjesht një profesion teknik, por një mënyrë të menduari që kërkon kujdes, përgjegjësi dhe përkujdesje ndaj çdo pacienti. Ai foli gjithashtu për sfidat që sjell teknologjia dhe inteligjenca artificiale, duke nënvizuar se vendimet e rëndësishme mbeten gjithmonë në dorën e mjekut.


“Mjekësia, profesioni i mjekut, nuk është thjesht zanat; është një mënyrë të menduari që e merr me vete kudo. Ajo të mëson të dëgjosh dhe të hulumtosh me kujdes, të kërkosh shkakun përtej simptomës dhe të mos harrosh se pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore. Teknologjia ndihmon. Inteligjenca artificiale orienton. Por vendimin e merr mjeku. Sepse mjekësia nuk është vetëm shkencë; është gjykim dhe përgjegjësi, është etikë dhe marrëdhënie njerëzore”, tha Presidenti Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit

>