-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shëndetësia në kritikë, Xhixho: Qytetarët mbeten pa shërbime bazë

Kryesoret

Deputetja Erisa Xhixho ka reaguar ashpër ndaj situatës në sistemin shëndetësor, duke ngritur shqetësimin se qytetarët hasin vështirësi për të kryer analiza mjekësore pas datës 20 të çdo muaji.

Ajo theksoi se një praktikë e tillë lë pacientët pa shërbime bazë pikërisht kur kanë më shumë nevojë, duke vënë në pikëpyetje funksionimin normal të sistemit publik shëndetësor.

“Shëndeti nuk mund të trajtohet si luks. Është detyrim i shtetit që shërbimet të jenë të aksesueshme për qytetarët në çdo kohë”, u shpreh Xhixho.

Deputetja kritikoi mënyrën e menaxhimit të fondeve, duke nënvizuar se prioritetet duhet të jenë te shërbimet për qytetarët dhe jo te projekte të tjera. Ajo kërkoi gjithashtu që Ministria e Shëndetësisë të japë shpjegime për situatën dhe të përballet me interpelancë në Kuvend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit