-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa: Kthimi i Muzeut Arkeologjik në parkim është turp i madh

Kryesoret

Deputetja Ina Zhupa ka reaguar kundër planeve të qeverisë për ndërhyrje në Muzeu Arkeologjik, duke i cilësuar ato si të papranueshme.

Zhupa u shpreh se është “turp i madh” që muzeu parashikohet të përfshihet në një projekt ku ka edhe kate parkimi.

Sipas saj, Shqipëria duhet të ketë një muze arkeologjik dinjitoz, me kushte të përshtatshme dhe të hapur për publikun.

Reagimi i plotë:

Që ky është një turp i madh, është një skandal i madh. Nëse duan thjesht t’i vjedhin pronën për të ndërtuar kullë atje, të paktën t’i japin një vend tjetër nëpër Tiranë ku të ketë një Muze Arkeologjik dinjitoz, të vizitueshëm, i cili të ketë një godinë po aq dinjitoze, me dritën e diellit, ku historia e Shqipërisë dhe identiteti i shqiptarëve të jenë aty.

 

Të jetë atje për t’u vëzhguar nga shqiptarët, nga turistët, nga kushdo, dhe për të treguar historinë në dritën e diellit, e jo në katet e parkingjeve nëntokësore, sikur ta fshehim apo të turpërohemi nga ajo që jemi dhe nga ajo që kemi qenë.

Është një turp i madh kjo gjë që po bëni, që Muzeun Arkeologjik ta ktheni në një kat parkimi, ku në -3 të parkohen makinat, në -2 të kemi Muzeun Arkeologjik, në -1 të kemi përsëri parkim, dhe sipër të kemi një kullë.

Sepse kjo është degjenerim total i shtetit!

Është turp i madh dhe është e papranueshme, dhe është e palejueshme që një vend, i cili e ka detyrim thelbësor edhe nga Kushtetuta që të mbrojë identitetin kombëtar, të lartësojë emrin e shqiptarëve dhe të mbrojë historinë, kujtesën dhe trashëgiminë, të thotë se Muzeun Arkeologjik do ta bëjë kat parkimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit