Situata në kufirin Izrael–Liban mbetet e tensionuar, me përplasje të herëpashershme që rrisin shqetësimet për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit. Për të forcuar mbrojtjen dhe për të adresuar kërcënimet në veri, Kryeministri izraelit ka marrë masa të reja ushtarake.
“Në këtë moment kam urdhëruar zgjerimin e mëtejshëm të zonës aktuale të sigurisë. Synimi ynë është të forcojmë mbrojtjen përgjatë kufijve veriorë dhe të ndryshojmë rrënjësisht realitetin në veri. Jemi të vendosur të veprojmë me vendosmëri për të garantuar sigurinë e Izraelit dhe për të parandaluar çdo kërcënim potencial ndaj qytetarëve tanë”.









