Gjykata e Posaçme cakton ditën e nesërme, 11:30, për të shqyrtuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt, i cili ka kërkuar të lirohet.
Sipas burimve bëhet me dije se Beqaj kërkon ndryshim të masës së sigurisë, duke ofruar garanci pasurore deri në 2 milionë lekë.
Mes argumentave, ai sjell një fragment nga vendimet e Strasburgut për kohën e mbajtjes në paraburgim, që sipas avokatit të tij, nuk është proporcionale dhe ka kaluar çdo afat procedural./ TCH









