-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha në takimin virtual për Kanalin e Hormuzit: Shqipëria e gatshme të punojë me aleatët!

Kryesoret

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka marrë pjesë në takimin virtual të thirrur nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, i cili mblodhi homologë nga mbi 40 vende për të adresuar nevojën urgjente për të rivendosur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit pas mbylljes së saj efektive nga Irani në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, minstri zbulon se diskutimet u përqendruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare, përmes mjeteve diplomatike dhe politike, por jo vetëm, për të siguruar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare kritike, e cila është jetike për sigurinë globale të energjisë dhe stabilitetin ekonomik.

Hoxha theksoi se vendi ynë është i gatshëm të punojë ngushtë me partnerët dhe aleatët për të mbështetur përpjekjet e deeskalimit dhe për të kontribuar në iniciativa dhe zgjidhje kolektive./ Tema

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit