Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për uljen e akcizës së naftës, duke e cilësuar këtë masë si një “tallje” për qytetarët dhe fermerët.
Në një deklaratë gjatë festës së Pashkës, Berisha tha se Shqipëria ka taksën mbi naftën më të lartë në botë dhe se ulja e akcizës nuk është e mjaftueshme për të ulur çmimet stratosferike të karburantit. Ai theksoi se qeveria takson 60% të çmimit të naftës dhe merr 1.1 euro për çdo litër.
“Lëvizja që pretendon me akcizën është një tallje. Përgjysmimi i barrës fiskale mbi naftën do të ishte rruga e vetme për ta mbajtur çmimin e saj të përballueshëm për qytetarët dhe fermerët shqiptarë”, deklaroi Berisha.









