Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka munguar në fitoren 2-1 të Trabzonsporit ndaj Galatasaray-t për shkak të një problemi fizik.
Trajneri i skuadrës turke, Fatih Tekke, sqaroi se Muçi ka pësuar një spazmë të rëndë në kurriz vetëm dy ditë para ndeshjes, duke u detyruar ta ndiqte sfidën nga tribuna.
Megjithëse lojtari kishte rikthyer në stërvitje pas angazhimit me Shqipërinë, shqetësimet e fundit fizike e kanë vënë në dyshim aktivizimin e tij të menjëhershëm. Tekke u shpreh skeptik për rikthimin e shpejtë të sulmuesit, duke theksuar se “do të jetë shumë e vështirë që Muçi të kthehet për ndeshjen radhës.”
Ky dëmtim vjen në një moment kritik për Trabzonspor, që vazhdon të jetë një nga pretendentët kryesorë për titullin kampion në Superligën turke.
/5pyetjet.al









