Nuk ka asnjë ndryshim. Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për ish-zv/ kryeministren Belinda Balluku, pavarësisht se disa javë më parë u shkarkua nga posti duke mbetur deputete.
Belinda Balluku ankimoi vendimin për masën e sigurisë “pezullim nga detyra”, pas vendimit të GJKKO më datë 22 nëntor dhe kalvarit nëpër të gjitha gjykatat deri në Kushtetuese.
Gjykata e Posaçme caktoi dy masa sigurie për zëvendëskryeministren Belinda Balluku “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë.









