Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë një thirrje për presidentin amerikan, Donald Trump, duke kërkuar që të shtyjë afatin e marrëveshjes me Iranin me dy javë, duke i dhënë mundësinë diplomacisë që të vazhdojë përpjekjet e saj.
Ai theksoi se përpjekjet diplomatike të deritanishme janë premtuese dhe kanë potencialin për të sjellë rezultate të rëndësishme për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme. Po ashtu, ai ka kërkuar nga Irani që të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë, si një akt të mirëbesimit që mund të ndihmojë në ecurinë e negociatave dhe në ndalimin e eskalimit të mëtejshëm të tensioneve.
“Për të lejuar që diplomacia të ecë përpara, i kërkoj me ngulm Presidentit Trump të zgjasë afatin për dy javë. Përpjekjet diplomatike për zgjidhjen paqësore të luftës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe me potencial për rezultate thelbësore. Ne gjithashtu i kërkojmë vëllezërve iranianë të hapin Ngushticën e Hormuzit për një periudhë prej dy javësh si një gjest vullneti të mirë dhe nxisim të gjitha palët ndërluftuese të respektojnë një armëpushim për të mundësuar arritjen e një marrëveshjeje paqësore.”
/5pyetjet.al









