-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulm me raketa në Irak, tre të vdekur dhe pesë të plagosur

Kryesoret

Të paktën tre persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën këtë të martë pas një sulmi me raketa në zonën Khor al-Zubair, pranë qytetit të Basrës, raporton Reuters. Raketa të lëshuara nga drejtimi i Kuvajtit goditën një banesë, duke shkaktuar shkatërrim të madh.

Sipas burimeve të sigurisë dhe shëndetësisë, bilanci i viktimave mund të rritet, pasi disa anëtarë të familjes mund të ndodhen ende nën rrënojat e ndërtesës.

Ekipet e emergjencës dhe të mbrojtjes civile kanë ndërhyrë menjëherë për të nxjerrë të mbijetuarit dhe trupat nga rrënojat, ndërkohë që të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmën mjekësore.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit dhe për të konfirmuar origjinën e raketave, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit