-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi akuzon Sadushin: Do të nisë ditën duke liruar Veliajn, mikun e tij me 13 akuza

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me vendimin e mundshëm të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për lehtësimin e masës së paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Këlliçi e akuzon Sadushin se po përdor autoritetin e tij për të ndihmuar Veliajn, i cili përballet me 13 akuza për vepra të rënda penale.

“A mund të ndodhë që në vendin me qeverinë më të korruptuar në Europë, në vendin me stokun më të madh të çështjeve që presin të gjykohen, në vendin ku krimi i organizuar ka zyrë koordinimi në Kryeministri, ta nisë ditën kryegjyqtari i këtij vendi me idenë për të liruar mikun e tij me 13 akuza në kurriz?! Këtë do të bëjë nesër Sadushi i rilindjes.

Do të iniciojë ai vetë një vendim që pritet të lehtësojë masën e paraburgimit për kreun e 5D Erion Veliajn.

Ky do të jetë niveli më spektakolar i kapjes së shtetit në historinë tonë. Rasti kur një kryebashkiak i korruptuar të vërë në lëvizje Kryetarin e Gjykatës së Lartë, i cili me një vendim unifikues pritet të përmbysë praktikën gjyqësore, vetëm e vetëm që Erion Veliaj të lërë qelinë. Pa pyetur fare për pasojat e rënda që do vijnë nga kjo!

Para shqiptarëve të vjedhur e keq qeverisur pritet të vihet nesër në skenë edhe kjo farsë.

Dhe sa do durojnë qytetarët?!

Kemi ne në dorë të marrim një vendim të madh. Më 17 prill, bashkohemi para zyrës së krimit e korrupsionit për të shpëtuar Shqipërinë”,-shkruan Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit