Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në faqen e saj zyrtare facebook, ka njoftuar se Pranvera Skana është emëruar Zëvendësministre në Ministrinë e Mbrojtjes.
Sipas njoftimit nga vetë Ministria, në këtë detyrë ajo do të angazhohet në çështje që lidhen me komunikimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe në koordinimin me aktorë të ndryshëm institucionalë.
Postimi i Ministrisë së Mbrojtjes
Pranvera Skana bëhet pjesë e skuadrës së Ministrisë së Mbrojtjes.
Ajo do të shërbejë si Zëvendësministre në këtë kapitull të ri pune dhe zhvillimi, duke kontribuar drejtpërdrejt në forcimin e komunikimit për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë.
Me përvojën dhe angazhimin e saj të mëparshëm në misionin tonë në Londër, Pranvera pritet të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve të institucioneve tona, në përballimin e sfidave dhe në fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve dhe mekanizmave të emergjencave civile.
Related