-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shoqata e Prokurorëve: Abuzimi me fyerje ndaj magjistratëve është i papranueshëm

Kryesoret

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” ndaj përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe fyerjeve ndaj magjistratëve në hapësirën publike dhe mediatike. Ajo thekson se çdo kritikë duhet të bazohet në fakte dhe argumente dhe se abuzimi me shpifje dhe aludime është i papranueshëm.

Shoqata shprehu mbështetje për magjistratët që përballen meShoqata e Prokurorëve ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” ndaj përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe fyerjeve ndaj magjistratëve në hapësirën publike dhe mediatike.

Ajo thekson se çdo kritikë duhet të bazohet në fakte dhe argumente dhe se abuzimi me shpifje dhe aludime është i papranueshëm.

“Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me përdorimin e përsëritur të gjuhës së urrejtjes dhe të përçmimit ndaj magjistratëve në hapësirën publike dhe mediatike.

Në një shoqëri demokratike, media, së bashku me aktorë të tjerë të jetës publike, përbëjnë shtylla themelore në garantimin e transparencës, llogaridhënies dhe besimit të publikut. Megjithatë, përdorimi në disa raste i medias dhe i platformave publike për të shënjestruar dhe linçuar figurën e magjistratit, përmes fyerjeve, aludimeve dhe shpifjeve, deri në forma të përndjekjes publike, përbën një praktikë abuzive dhe të papranueshme.

Qasje të tilla cenojnë integritetin profesional të magjistratëve dhe dëmtojnë besimin e publikut te sistemi i drejtësisë, duke prekur drejtpërdrejt interesin publik dhe themelet e shtetit të së drejtës.

Shoqata e Prokurorëve vlerëson dhe mbështet plotësisht lirinë e shprehjes dhe rolin thelbësor të medias në një shoqëri demokratike, përfshirë të drejtën për të evidentuar problematika dhe për të shprehur kritikë ndaj sistemit të drejtësisë, edhe kur kjo është e fortë. Megjithatë, është thelbësore që kjo kritikë dhe çdo debat lidhur me sistemin e drejtësisë të zhvillohet mbi bazën e fakteve dhe argumenteve, e të mos zëvendësohet nga sulme personale ndaj magjistratëve.

Në këtë drejtim, Shoqata e Prokurorëve u bën thirrje aktorëve të jetës publike dhe mediave të distancohen nga gjuha e urrejtjes dhe çdo formë intimidimi në diskursin publik, si dhe të kontribuojnë në respektimin e etikës dhe standardeve profesionale, duke vendosur në qendër interesin publik.

Në përmbushje të misionit të saj për mbrojtjen e parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë, Shoqata e Prokurorëve shpreh mbështetjen e plotë për çdo magjistrat që përballet me sulme të tilla dhe mbetet e vendosur të ndërmarrë çdo hap ligjor për të mbrojtur integritetin, figurën dhe vlerat e magjistratëve në Republikën e Shqipërisë”, shkruhet në reagim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit