Komisioni Evropian ka miratuar një masë të re për vendosjen e një takse mbi fitimet e tepërta të kompanive të sektorit të energjisë. Ky hap vjen si një përgjigje ndaj kërkesës së shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për të ndihmuar shoqëritë evropiane që po vuajnë nga çmimet e larta të energjisë, pas krizës në Lindjen e Mesme.
Komisioneri i Ekonomisë, Valdis Dombrovskis, deklaroi se shtetet anëtare kanë mundësinë të zbatojnë këtë masë për të kompensuar ndikimin e rritjes së kostove të energjisë.
Dombrovskis theksoi se shtetet janë të lirë të vendosin taksën për fitimet e tepërta të kompanive të energjisë dhe se Komisioni po shqyrton mundësinë për një qasje më të koordinuar në nivel evropian.
Sipas tij, ky vendim është një përgjigje ndaj kërkesave të shteteve të tilla si Austria, Gjermania, Italia, Portugalia dhe Spanja, të cilat kanë kërkuar një shpërndarje të drejtë të këtyre fitimeve.
“Kompanitë e energjisë përfitojnë nga çmimet e larta të karburantit, dhe është e drejtë që shtetet anëtare të kenë mundësinë të implementojnë një taksë mbi këto fitime. Kjo do të ndihmojë në zbutjen e pasojave të krizës energjetike dhe do të mbështesë ekonomitë e vendeve anëtare,” Valdis Dombrovskis, Komisioner i Ekonomisë.









