Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shprehur optimizëm për një marrëveshje paqeje me Iranin, duke theksuar se bisedimet mes dy vendeve janë më pozitive se sa duket në deklaratat publike të Iranit.
Në një intervistë për “NBC News” më 9 prill, Trump deklaroi se udhëheqja iraniane është shumë më arsyeshme dhe e gatshme për një marrëveshje në bisedimet private, pavarësisht qëndrimeve të forta publike.
“Ata flasin shumë ndryshe kur negociojnë sesa kur i drejtohen shtypit. Ata janë shumë më të arsyeshëm,” tha Trump. “Iranianët pranojnë kushtet themelore për një marrëveshje.”
Kjo deklaratë vjen para nisjes së një misioni diplomatik të udhëhequr nga Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, i cili do të udhëtojë në Pakistan për të kontribuar në përfundimin e këtij konflikti gjashtëmujor.
Trump gjithashtu paralajmëroi se nëse bisedimet dështojnë, pasojat do të jenë “shumë të dhimbshme”. Ai konfirmoi gjithashtu një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ku kërkoi që sulmet izraelite në Libanin jugor të zvogëloheshin për të ndihmuar në përparimin e negociatave me Iranin.
/5pyetjet.al









