Amir Abrashi ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij me Grasshopers deri në vitin 2027, duke firmosur një kontratë të re me klubin zviceran.
Pas një dëmtimi të rëndë këtë sezon, 36-vjeçari ka treguar se ka ende shumë për të dhënë dhe klubi vazhdon ta preferojë në skuadër.
Ai u shpreh për rinovimin e tij: “Grasshopers është shtëpia ime, e ndërtova karrierën time këtu dhe i detyrohem shumë këtij klubi.
Do të thotë edhe më shumë për mua të vazhdoj të jem pjesë e tij.” Drejtori sportiv, Alain Suter, lavdëroi përkushtimin dhe vlerat që Abrashi sjell në ekip, duke e cilësuar atë si një figurë kyçe për klubin.









