Donald Trump ka kërcënuar Iranin përpara nisjes së pritshme të bisedimeve të paqes në Pakistan, duke theksuar se forcat ushtarake amerikane po pajisen me “municionin më të avancuar” për të reaguar nëse negociatat dështojnë.
“Do ta zbulojmë brenda rreth 24 orësh. Do ta dimë së shpejti nëse do të kemi një marrëveshje të suksesshme. Po bëjmë një rivendosje. Po i pajisim anijet me municionin më të avancuar, armët më të mira që janë ndërtuar ndonjëherë, madje edhe më të mira se ato që kemi përdorur më parë,” tha ai, duke aluduar për mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake nëse bisedimet nuk japin rezultat.
Trump e përshkroi këtë si një “masë paraprake”, duke shtuar se nëse arrihet një marrëveshje me Iranin, do të jetë një “marrëveshje shumë e fortë”. Por në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se nëse këto bisedime dështojnë, ai nuk do të hezitojë të përdorë fuqinë ushtarake. “Nëse nuk arrijmë një marrëveshje, do ta përdorim atë dhe do ta përdorim në mënyrë shumë efektive,” përfundoi Trump.
/5pyetjet.al









