-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump kërcënon Iranin: Do të përdorim municionet më të mira nëse bisedimet dështojnë

Kryesoret

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka risjellë një ton kërcënues ndaj Iranit, duke lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin forcë ushtarake nëse bisedimet e ardhshme me Teheranin dështojnë.

Në një intervistë telefonike për New York Post, Trump ka theksuar se anijet luftarake të SHBA-së janë ngarkuar me armë dhe municione të avancuara, duke përgatitur terrenin për një mundësi të dytë nëse negociatat e planifikuara nuk arrijnë një marrëveshje.

“Do ta zbulojmë brenda rreth 24 orësh. Do ta dimë shumë shpejt,” u shpreh Trump, kur u pyet nëse besonte se bisedimet do të rezultonin të suksesshme. Ai shtoi se administrata e tij po ndërmerr një “reset”, duke theksuar forcimin e kapaciteteve ushtarake. “Po ngarkojmë anijet me municionet më të mira, armët më të mira të ndërtuara ndonjëherë, madje më të mira se ato që kemi përdorur më parë dhe me të cilat i kemi shkatërruar.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit