Pas një misioni 10-ditor rreth Hënës, ekuipazhi prej 4 anëtarësh i Artemis II u kthye në Tokë. Astronautët amerikanë Reed Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe kolegu i tyre kanadez Jeremy Hansen u ulën në tokë rreth orës 01:30 sipas kohës shqiptare, pikërisht sipas planit, pranë brigjeve të Kalifornisë, në Paqësor, pas udhëtimit të tyre historik rreth Hënës.
youtube.com/watch?v=nfhDuOHMp0A&time_continue=10773&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.iefimerida.gr%2F
Anija e tyre kozmike, Orion, hyri në atmosferë me një shpejtësi prej mbi 38,000 kilometrash në orë, me forca fërkimi që shkaktuan temperatura mbi 2,700° Celsius, përpara se të binte në mënyrë të sigurt në Oqeanin Paqësor, e ngadalësuar nga parashutat e mëdha, njësoj si gjatë programit Apollo.
Një turmë njerëzish u mblodh në brigje për të parë kthimin e 4 astronautëve që regjistruan materiale të vlefshme për misionin e radhës, Artemis III, i cili do të synojë uljen në Hënë. Ekuipazhi i buzëqeshur mbërriti në kuvertë ku do të transportoheshin në një vend tjetër për ekzaminime mjekësore.
Urimet e Trumpit
Donald Trump i përgëzoi 4 astronautët e misionit pas uljes së tyre.
“Urime ekuipazhit të shkëlqyer dhe shumë të talentuar të Artemis 2. I gjithë udhëtimi ishte spektakolar, ulja ishte perfekte dhe si President i Shteteve të Bashkuara, nuk mund të jem më krenar” tha Donald Trump nëpërmjet Truth Social.
“Do ta bëjmë përsëri dhe pastaj, hapi tjetër do të jenë astronautët amerikanë që do të udhëtojnë për në Mars”, tha miliarderi republikan.









