Policia ka zbuluar një bazë municionesh në fshatin Picallë të Tiranës, ku është gjetur një sasi e madhe armësh dhe municioni. Poseduesi i arsenalit, Oltjan Qershori, një ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura, dyshohet se ishte përfshirë në aktivitet kriminal, pasi ishte përjashtuar nga ushtria për sjellje të papërshtatshme disa vite më parë.
Agjentët e Komisariatit nr. 1 kishin informacione për armë të paligjshme, dhe pasi organizuan operacionin, Qershori, i cili ishte i dyshuar për posedim të një arme të paligjshme, është larguar nga shtëpia menjëherë sapo ka vënë re policinë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur një arsenal të madh armësh, përfshirë automatikë, pistoleta dhe municione, ndërsa vetëm nënën e tij kanë gjetur në shtëpi, e cila e ka mohuar çdo lidhje me armët.
Qershori nuk ka precedentë të regjistruar, por dyshimet janë të forta që ai mund të ketë bashkëpunuar me grupe kriminale për shitjen e armëve.
Policia ka shpallur në kërkim 41-vjeçarin dhe po punon për të zbardhur plotësisht veprimtarinë e tij.









