Një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën në spitalin e Elbasanit në orët e parë të mëngjesit të së mërkurës.
Ajo u dërgua në spital, në gjendje të rëndë për jetën, sipas Policisë, me shenja gripi, temperaturë dhe kollë.
Por për këtë rast, këtë të enjte bëhet e ditur se ka nisur hetimi për neglizhencë “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për mjekun Gentian Alla, 47 vjeç.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u procedua penalisht për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, shtetasi Gentian Alla, 47 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi ditën e djeshme është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor”, thuhet në njoftim.