-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti demokrat: Të “zbuten” dënimet për përdoruesit e kanabisit

Kryesoret

Deputeti demokrat Tritan Shehu është kundër nismës së qeverisë për këshillimin kombëtar, që brenda saj një nga pyetjet e ka për legalizimin e kanabisit mjekësor. Në një postim të gjatë në Facebook, Shehu shprehet se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë dhe se kjo po shkatërron bujqësinë.

Më tej, ish-kryetari i PD-së është dakord me faktin që Kodi Penal duhet të përmirësohet për të qenë më i butë ndaj përdoruesve individualë të kanabisit, por jo ndaj grupeve kriminale.

“Keshillimi Kombetar” i Rames, per te legalizuar “Republiken e Kanabisit”, nje krim!

Shikojeni me vemendje ate procedure.

Legalizimi gjoja i “Kanabisit mjekesor” po del si kryefjale.

Ne realitet Shqiperia, sic treguan dhe fluturimet e Guardia di Finanzia, me 2021 kishte mbi 50% siperfaqe te kultivuar me kanabis me shume se me 2020.

Shikoni pak kriminalitetin e lidhur me ate, shkaterrimin e blegtorise e bujqesise, te fermereve prej tij, ”tymin” qe del edhe ne shkollat e 12 vjecareve ku reth 70% e tyre “tymosin” per tu kthyer me tej ne shumice te lidhur me drogat e forta.

Dhe Rama kerkon tashti ta “legalizoje” ate nen petkun e “kanabisit mjekesor”.

Deshroj ta pyes Z. Ramen cdo te thote per ate “kanabis mjekesor”? Ku dhe perse do ta perdore si te tille ne Shqiperi?!

Do ta eksportoje? Ku? Kur dihet se ky eshte nje proces akoma kerkimor dhe kerkesat mjekesore shkencore dhe aplikative te tij jane shume te vogla.

MV deshtoi, nuk gjeti treg dhe prodhimi devijoi drejt rrugeve kriminale, Italia e prodhon ate ne pak sasi te tille vetem nga ushtria etj.

Si do ta disiplinoje e kontrolloje Rama nje operacion te tille kur nuk kontrollon dot tere Shqiperine e kanabizuar, ose me mire e kontrollon krimi.

I tere ky operacion, i tentuar edhe me pare, per tiparet, kushtet e vendit tone, eshte vetem nje ndermarje ne sherbim te grupeve kriminale, trafiqeve etj, qe do te na damkose edhe me keq ne syte e BE e per integrimin.

Ne nuk kemi nevoje per Kanabis e as do te forcohemi ekonomikisht me ate, perkundrazi do te shkaterohet me tej ekonomia jone e brishte e do te pasurohet vetem narko shteti i pjeset e lidhura me ate.

Jam dakort, Kodi i yne Penal duhet te permiresohet per te qene me i “bute” ndaj perdoruesve individuale, ndaj atyre fshtareve te varfer qe perdoren si bujkrober nga kriminelet.

Por jo ndaj grupeve kriminale, trafikanteve etj, dhe jo tu legalizohet atyre e drejta e kultivimit, sic ne realitet kerkohet te arrihet” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit