-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lajm i mirë”! Gazetari: Këtë vit do të kemi buum-in e tretë të mbjelljes së kanabisit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama nuk e ka fshehur, madje e ka lancuar disa herë idenë e tij për legalizimin e kultivimit të kanabisit mjekësor. Madje një nga pyetjet e nismës së këshillimit kombëtar është pikërisht për legalizimin e kanabisit mjekësor. Por gazetari Artan Hoxha në një postim në Facebook paralajmëron se një lëvizje e tillë, referuar së kaluarës, por edhe faktit se ndodhemi përpara zgjedhjeve të ardhshme vendore, sipas të gjitha gjasave do të sjellë buum-in e tretë të mbledhjes së kanabisit në Shqipëri pas 2016 dhe 2020-tës.

Postimi i plotë i gazetarit Artan Hoxha

Nje lajm i mire per narkotrafikun…Ndersa degjoj kryeministrin te flase per legalizimin e kanabisit(sigurisht kanabis mjeksor, jo ky qe kultivojne çunat ne Shqiperi) kujtesa me ngacmon.Mazhoranca qe qeveris vendin prej vitit 2013, deri tani ka folur dy here zyrtarisht per legalizimin e kanabisit. Çuditerisht ne te dyja rastet, ka ndodhur kultivimi me masiv i kanabisit ne Shqiperi. Madje “rastesisht”, po “fare rastesisht”, ka ndodhur qe te flitet per legalizim te brandit me te mire kombetar, kanabisit Made in Albania, perpara fushates se mbjelljeve. Dhe “koeçidenca” me e madhe, eshte fakti se ky kultivim masiv, ka ndodhur “rastesisht” ne vitin perpara zgjedhjeve parlamentare. Pra, dy vitet me pjellore per kultivimin e kanabisit gjate dekades se fundit, kane qene ne vitet 2016 dhe 2020. Nderkohe dy zgjedhjet e fundit parlamentare ne vend, kane qene ne vitet pasardhese, 2017 dhe 2021!!!!Nisur nga historiku i deritanishem i narko-politikes dhe narko-kultures, pas diskutimit te fundit publik te inicuar nga kryeministri per legalizimin e kanabisit, i bie qe kete vit, do te kemi nje buum te trete mbjellje te kanabisit, dhe vitin tjeter nje pale zgjedhje te reja lokale shoqeruar ndoshta dhe me zgjedhje te parakohshme parlamentare…Politikanet ne kete vend genjejne. Qeveria ne kete vend genjen. Media ne kete vend ndoshta genjen.Por lulezimi i plantacioneve me kanabis neper Shqiperi, gjithmone thote te verteten. Nuk ka buum kanabisi pa zgjedhje parlamentare dhe nuk ka mandat qeverises pa kontrolluar buum-in e kanabisit….

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit