-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në Kosovë hyjnë vetëm personat me tre doza vaksine?

Kryesoret

Rritje masive e rasteve aktive me COVID-19 është shënuar në ditët e para të vitit 2022 në Kosovë. Teksa më 1 janar ishin 492 raste aktive me këtë virus, 19 ditë më vonë numri ka shkuar në mbi 7200.

Të mërkurën në vend u regjistruan 2050 raste të reja pozitive, si shifra më e lartë këtë vit. Me shifrat në rritje, në vazhdimësi rritje shënoi edhe numri i rasteve aktive. Aktualisht janë 7266 raste aktive me COVID-19.

Prishtina kryeson si qytet me 3214 raste aktive, duke u ndjekur nga Mitrovica me 611 e Peja me 372.

Ndërkaq sipas raportit të një dite më herët të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, në vend janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19. Prej tyre 34 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërsa në mjekim intensiv janë dy pacientë.

Si pasojë e rritjes së rasteve të reja, është paralajmëruar një mbledhje e Komitetit ndërministror për të shqyrtuar masat e reja anti-COVID. KosovaPress raporton se ndër masat që pritet të merren është që ora policore të vendoset prej orës 22:00, ndërsa gastronomia të mbyllet në orën 21:00. Është rekomanduar edhe që në Kosovë t’u lejohet hyrja vetëm të vaksinuarve me tri doza. /Kosovapress/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit