-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas vdekjes! Burri e vrau, por vettingu vijonte ta hetonte

Kryesoret

Gjyqtarja Fildez Hafizi u vra nga ish bashkëshorti fund gushtin e 2017, por megjithë faktet e bëra publike e ndjera nuk i ka shpëtuar dot vettingut që ka zgjatur deri në datën 22 tetor 2021.

Komisioni i vettingut pranon se me gjithë marrjen e dijenisë përmes medias për vrasjen e gjyqtares ka vendosur që ti dërgojë në këtë datë drejtorisë së gjendjes civile një shkrese me kërkesën për certifikatën e vdekjes, e cila sipas seancës së mbajtur me anëtarët dhe një vëzhgues ndërkombëtar ju dorëzua në datën 3 nëntor.

Në datën 13 janar të këtij viti trupa e komisionerëve me anëtarë Firdes Shulin, Alma Faskaj dhe Suela Zhegun, pranohet që e ndjera gjatë kësaj kohe ka qenë subject i vettingut, ndonëse kishte ndërruar jetë.

Në vendim përmendet se Fildez Hafizi ushtronte detyrën e gjyqtares në gjykatën e Shkodrës dhe se për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit të rivlerësimit në 2016, pra një vit përpara se gjyqtarja të vritej, plotësoi dokumentat dhe i dorëzoi për kontrollin e trefishtë, shkruan Top Channel.

Gjyqtarja Hafizi sipas KPK kishte dorëzuar deklaratë e pasurisë pranë ILDKPI, për kontrollin e figurës pranë DSIK si dhe formularin për aftësitë profesionale. Komisioni çmon se në kushtet kur gjyqtarja ka ndërruar jetë deklarohet përfundimi i rivlerësimit pa një vendim përfundimtar.

Ky vendim, sipas KPK i dorëzohet më tej komisionerit publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe mund të ankimohet pranë KPA nga komisioneri brenda 15 ditëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit